Tre persona janë lënduar në një vetaksident të mërkurën në mëngjes në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka njoftuar Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona
-
Lëndohet një person në vetaksidentin në magjistralen Prishtinë-Gjilan
-
Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona