Në Spitalin Rajonal të Prizrenit ka kërkuar ndihmë mjekësore një qytetar, pasi sipas Policisë, ishte rrëzuar në vendin e punës dhe kishe pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën në orën 11:40, ndërsa viktima gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Ai është lënduar në fshatin Karashengjergj, ndërsa rastin Policia e ka iniciuar si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Është dhënë informata se në spitalin rajonal në Prizren ishte paraqitur viktima mashkull kosovar i cili kishte kërkuar ndihmë për shkak se deri sa kishte qenë duke punuar, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e plotë.