Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Shkak i këtij aksidenti janë lënduar dy persona.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se në aksidentin që ndodhi rreth orës 07:30 në fshatin Slivovë janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tregon Ahmeti për KosovaPress.