Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë për Kohën se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 e në të cilin janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të lënduar në një aksident në Grashticë të Prishtinës
-
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona
-
Katër të lënduar nga aksidenti i kamionit me veturën në rrugën Prishtinë-Gjilan
-
Tre të lënduar në një vetaksident në rrugën Prishtinë – Gjilan