Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të fshatit Mramor.

Policia e Kosovës i tha KOËHS në aksidentin që ndodhi të dielën në ora 16:00, janë përfshirë dy vetura, derisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Janë shkaktuar edhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet në njoftimin policor.

Image