Dje në Graçanicë , në orën 13:40, një mashkull, shqiptar nga Kosova, kishte njoftuar policinë se dy të dyshuar të panjohur në tualetin e restorantit kishin lënë 6.8 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës, në raportin e sotshëm bën të ditur se njësia policore ka konfiskuar substancën narkotike dhe është duke hetuar rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raportin e sotshëm Policisë së Kosovës po ashtu bëhet e ditur se dje, rreth orës 16, në Rr. “Nazim Gafurri” në Prishtinë është arrestuar i një mashkull, K/shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trupin e tij i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.1 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në Gjilan dje është arrestuar një shqiptar i Kosovës, pasi gjatë kontrollit në trupin e tij i është gjetur dhe konfiskuar 1.2 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës theksohet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.