Policia e Kosovës përmes raportit të saj të sotshëm njofton për arrestimin e disa personave në Prishtinë, Prizren e Lipjan, pasi atyre iu gjetën substanca narkotike.
Në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë policia dje ka arrestuar dy të dyshuar për posedim substancash narkotike. Në mesditë është arrestuar një shqiptar, shtetas i Kosovës, të cilit gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar 4.8 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Po në këtë rrugë të kryeqytetit, por në orën 19:00, është arrestuar një tjetër i dyshuar, po ashtu shqiptar i Kosovës, të cilit policia gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në trup i gjeti dhe konfiskoi 11 (njëmbëdhjetë) cigare, që dyshohet të jenë të përziera me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 10.6 gramë.
Që të dy pas intervistimit me vendimin e prokurorit janë liruar, por rastet mbeten nën hetime.
Në Prishtinë policia ka arrestuar për posedim substancash narkotike edhe një tjetër shqiptar. Këtij gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një cigare në peshë 1.0 gr. substancë e llojit marihuanë. Edhe ky me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Edhe
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, dje, gjatë patrullimit rreth rrethojës së Qendrës Korrektuese në Lipjan, saktësisht në oborr, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike (lloji nuk përcaktohet). Raporti nuk bën të ditur nëse ka pasur të dyshuar.
Dje, ndërkaq, në rrugën “Maja e Pikëllimës” në Prizren policia ka arrestuar një shqiptar (shtetas i Kosovës) , të cilit gjatë legjitimimit dhe kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël e plastikës me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.14 gr. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari është liruar, por që vazhdon hetimi i rastit.
-
Katër të arrestuar në aksionin në Prishtinë e Ferizaj, sekuestrohen 60kg marihuanë
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Sekuestrohet mbi 1 kg marihuanë që po transportohej me postë, një i arrestuar
-
Dy aksione të Policisë në rajonin e Prishtinës, konfiskohen narkotikë e mijëra euro