Dy persona janë arrestuar të hënën në Prishtinë për posedim të lëndëve të dyshuara narkotike.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit në afërsi të shtëpisë së njërit prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar tetë paketime me peshë 12.4 gramë me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 68.5 gram substanca të dyshuara të llojit marihuanë, tre peshore digjitale, një pistoletë me 7 fishekë, dy grinder për bluarjen e marihuanës, një telefon celular dhe 150 euro para të gatshme.
Bëhet e ditur se gjatë operacionit policor në vendngjarje është paraqitur edhe i dyshuari tjetër te i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar 1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.