Policia e Kosovës ka bërë të ditur për parandalimin e një rasti të kontrabandës me mallra të shtunën mbrëma.
Policia ka thënë se rreth orës 20:00 në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit është vërejtur një automjet duke tentuar të kalojë vijën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Drejtuesi i automjetit, Z.A. 40-vje[ar shqiptar nga Maqedonia e Veriut me të vënë re se është pikasur dhe duke tentuar të ikë në drejtim të territorit të Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar vetaksident.
“Policia ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se brenda tij kishte të ngarkuar 120 palë këpuce (patika), 260 palë veshje (duksa dhe trenerka). Dyshohet se malli është tentuar të kontrabandohet nga territori i Republikës së Kosovës në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar
-
Parandalohet rast i kontrabandës në Han të Elezit, sekuestrohen qindra palë çorape dhe dhjetëra thika
-
Kërkohet paraburgimi i zyrtarit doganor që s’e kontrolloi veturën ku kishte mall kontrabandë