Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të shmangies nga taksat doganore në pikën kufitare të Hanit të Elezit.
Sipas njoftimit, më 29 korrik (dje), është ndaluar një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.
Edhe pse drejtuesi kishte deklaruar se nuk kishte mallra për të raportuar, siç thotë njoftimi, gjatë kontrollit të detajuar në bagazh janë gjetur 3,780 palë çorape të markave të mbrojtura tregtare si Nike dhe Adidas, si dhe 47 thika gjahu me këllëfë, të fshehura në pjesën e përparme të automjetit.
Për këto mallra nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion shoqërues. Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është iniciuar si “Shmangie nga taksat doganore”. Mallrat e dyshuara janë sekuestruar përkohësisht dhe janë dorëzuar në Doganën e Kosovës.
Automjeti është liruar, ndërsa personi i dyshuar është proceduar në gjendje të rregullt.
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në një autobus në Han të Elezit
-
Në një veturë në pikën kufitare Han i Elezit gjenden mbi 13 mijë euro të padeklaruara
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Dogana zbulon afro 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro