Gjatë mbrëmjes së kaluar në fshatin Seqishtë, Hani i Elezit është raportuar për kontrabandim me mallra farmaceutike.
Njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur tre të dyshuar të panjohur të cilët ishin duke bartur mallra të kontrabanduara.
Të dyshuarit, me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke lënë prapa 3 çanta në pyll.
Gjatë kontrolli në çantat e tyre, policia ka konfiskuar barëra 3580 paketime” Diazepam”, 200 paketime “Halldon” , 100 paketime” Tramadoll” dhe 20 paketime Injeksione” Fllosteron”.
Vlera e mallit të konfiskuar nuk është raportuar, madje nuk është raportuar as për të arrestuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia parandalon kontrabandimin e mallrave në vlerë 20 mijë euro
-
Sekuestrohen 676 pako me barna të kontrabanduara, ndalohen edhe 4 emigrantë ilegalë
-
Zihet automjeti i postës së shpejtë me mallra kontrabandë
-
Parandalohet kontrabandimi i barnave në Zhegër
-
Kërkohet paraburgim për doganierin dhe teknikun e farmacisë për kontrabandë me barna