Policia Kufitare e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e një sasie të barnave në Zhegër.
Policia e ka identifikuar një automjet, si të dyshuar që mund të kontrabandonte mall.
Sipas njoftimit, pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti kombi i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe, pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
“Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante: Kamagra 19X50x7, Daleron 25x8x500, Kalcium 6x40x50+40x40x50, Testosterone118x5x10, Clenbuterol 94x5x100, Lunata 5x12x10, Sintrom 1000 x20, Lexilium 22x10x30, Sulfaspalim 98x50, Vitamin A+D3 120x50, Cutirox 470x50, Ketanol 200x10, Salbutamol 198x10x60, Volsulfleks 59x30+28x60, Karopelidol 150x25, Klindamicin 141x16, Alvotadin 20 – Sirup, Deprozel 40x20, Stugeran 300x50, Andol 49x20, Oikomid 305x60, Hepathrumbin –H 50x10 +50Mast, Torecan 110x50”, thuhet në njoftim.
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar
-
Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë
-
Parandalohet kontrabanda me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro
-
Konfiskohen barna të kontrabanduara në rajonin e Gjilanit
-
Zihet duke kontrabanduar barna nga Serbia, lirohet në procedurë të rregullt