Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zihet automjeti i postës së shpejtë me mallra kontrabandë

Njësia policore patrulluese në fshatin Seqishtë-Hani i Elezit ka zënë një automjet me mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Mëngjesin e së shtunës, policët ndaluan automjetin e postës së shpejtë.

“Më 22.10.2022 rreth orës 08:20 njësia policore patrulluese në fshatin Seqishtë-Hani i Elezit, ka ndaluar një automjet me targa vendore - poste të shpejtë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku janë hasur mallra që dyshohet të jenë kontrabanduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike, e të tjera.

Malli është konfiskuar dhe i është dorëzuar Doganës së Kosovës.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm