Njësitë policore kanë ndaluar një rast kontrabande në Muçivërcë, të martën.
Gjatë kryerjes së detyrës në brezin kufitar, njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muçivercë kanë ndaluar një furgon me ngasës një shtetas të Kosovës.
Policët kanë gjetur në furgon kërpudha dhe të njëjtat më pas i kanë dorëzuar në Doganë.
“Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallrave në Doganën e Kosovës”, njoftoi Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona ndalohen në Zubin-Potok, hynë ilegalisht nga Serbia me kërpudha pa dokumentacion
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Ndalohet automjeti që po kontrabandonte 40 keca
-
Parandalohet kontrabanda me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro
-
Konfiskohen mallra që u gjendën në tre furgonë në kushte të palejueshme higjienike