Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi malli dhe ka intervistuar një person lidhur me veprën “kontrabandë me mallra”.
Në pjesën veriore të vendit, njësitë policore të Departamentit të Kufirit, në një rrugë ilegale në fshatin Junake të Zubin Potokut, kanë ndaluar tri furgonë, me të cilët dyshohej se po kryhej kontrabandë e mallrave.
Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se po bartin sasi të konsiderueshme të mallrave, kryesisht ushqimore, pos tjerash edhe produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare e që mund të ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Po ashtu në automjete janë hasur edhe pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore e higjienike.



-
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë në Zubin-Potok
-
Konfiskohen mallra ushqimore në Zubin-Potok, u futën ilegalisht nga katër serbë
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro