Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohet një pushkë gjysmë automatike në Mramor të Prishtinës

Në ora 09:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu - Prishtinë sot ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Mramor të Prishtinës.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët dhe ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një pushke gjysmë automatike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ndërkohë që policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e sipër cekur, ndaj të dyshuarit S.G, burrë, 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Policia shton se ndaj tij është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë, për t’u proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.