Policia e Kosovës ka konfiskuar 29 mijë pako cigare që kishin prejardhje nga Serbia e që kishin vlerë 60 mijë euro në fshatin Smirë të Vitisë të shtunën.
Sipas njoftimit, Policia ka ndaluar një automjet pa targa të cilin e drejtonte 27-vjeçari A.S., shtetas kosovar dhe kishte vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderola të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims ‘: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti janë dërguar në Doganë.
