Njësitë e doganës kanë parandaluar kontrabandimin e medikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë.
Oficerët doganorë kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal.
Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit të klimatizimit të autobusit sasi të konsiderueshme të medikamenteve të fshehura, gjithashtu nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur, e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme si dhe dy trafo elektronike për shirita vrapues të fitnesit e që ishin të vendosura në ulësen e pasme të autobusit.
Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat e gjetura ilegale janë konfiskuar/KsP.
-
Në autobusin Tiranë – Prishtinë tentohet të kontrabandohen medikamente, ndalohet nga Dogana
-
27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara gjenden të fshehura në autobusin Turqi-Kosovë
-
Në Han të Elezit, në autobusin e linjës Serbi – Maqedoni e Veriut, kapet ari i kontrabanduar
-
Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në autobusin e linjës Serbi - Kosovë
-
Dogana sekuestron telefona e barna të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës