Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në autobusin Tiranë – Prishtinë tentohet të kontrabandohen medikamente, ndalohet nga Dogana

Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente të mërkurën.

Mallrat kontrabandë janë zbuluar në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë.

“Në Vërmicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë - Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrbanduara. Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentonin të kontrabandohen përmes autobusit”, thuhet në komunikatën e Doganës

Në autobus janë gjetur mallrat:

- Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë

Edhe Dogana parandalon kontrabandën përmes autobusit të linjave ndërkombëtare Kronikë Dogana parandalon kontrabandën përmes autobusit të linjave ndërkombëtare

- REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë

- REVOLAX FINE with LIDOCAINE – 5 copë

- Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1x300 – 16 pako

- Xhama me dioptri të ndryshëm

Edhe Në Han të Elezit, në autobusin e linjës Serbi – Maqedoni e Veriut, kapet ari i kontrabanduar Kronikë Në Han të Elezit, në autobusin e linjës Serbi – Maqedoni e Veriut, kapet ari i kontrabanduar

Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

{gallery}