Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen mbi 1700 paketime të barnave pa banderolë në Pejë

Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Në Pejë dje janë konfiskuar 1724 lloje të ndryshme të barnave pa banderolë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar disa barnatore ku kanë gjet dhe konfiskuar 1724 paketime të llojeve të ndryshme të barnave pa banderola”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe rasti mbetet nën hetime.