Një 31-vjeçar është ndaluar për 48 orë nga Policia në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” dhe “Tregtia e ndaluar”.
Policia ka njoftuar se ky arrestim ka ndodhur pas një operacioni në rajonin e Pejës.
“Gjatë operacionit janë kontrolluar tri lokacione – barnatore, pasi ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se to ishin duke u shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se ishin sjellë kontrabandë dhe ishin të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Operacion ka qenë i koordinuar se bashku edhe me Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kontrollit në dy biznese nuk janë gjetur parregullsi, ndërsa në biznesin e tretë, në bagazhin e automjetit i cili ishte i parkuar para këtij biznesi, janë gjetur 22 lloje të barnave, gjithsej 561 paketime pa banderola, me prejardhje nga Turqia”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes nga inspektorët farmaceutikë janë konfiskuar sasi e barnave të gjetura.
-
Konfiskohen 144 paketime të barnave, dyshohet se janë të dëmshme
-
Aksion në 10 barnatore, mbyllet një e intervistohen tre pronarë të tyre
-
Arrestohet një person në Pejë për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Dogana e AKI-ja me operacion të përbashkët në Pejë e Gjakovë kundër kontrabandës me barna
-
Në një barnatore në Pejë zbulohet një bunker ku mbaheshin barna të kontrabanduara