Një sasi e mallrave të kontrabanduara është konfiskuar nga Dogana e Kosovës në një depo të mallrave në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia.
Në depo janë gjetur 1.6 ton miell, 1000 litra birra, 1500 litra pije të gazuara, 370 litra vaj ushqimor, 500 litra lëngje, 160000 copë të filterave të cigareve dhe 1000 litra ujë.
“Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen mallra me vlerë afro 7 mijë euro në Mitrovicën e Veriut
-
Policia sekuestron mallra të kontrabanduara në një depo në Leposaviq
-
Sekuestrohen 3.6 tonë pije joalkoolike në Lipjan, ishin kontrabanduar nga Serbia
-
Kapen në Mitrovicë mbi 2,500 litra pije të gazuara të kontrabanduar
-
Konfiskohen 1.200 litra pije të kontrabanduara