Dyshimet e ngritura për veprimtari të kundërligjshme në sektorin farmaceutik kanë rezultuar me konfiskim të rreth 800 pakove me produkte farmaceutike në rajonin e Prizrenit.
Aktiviteti është zhvilluar nga njësitet e doganës, bashkë me policinë e Kosovës, ku pas inspektimit në disa lokacione, në njërin nga subjektet afariste janë gjetur barna të llojeve të ndryshme, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se edhe vendi ku janë gjetur ato ka qenë i papërshtatshëm për specifikat që kanë këto produkte.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin por ka thënë se nuk ka të arrestuar. Televizioni ka kontaktuar edhe me inspektoratin farmaceutik, të cilët kanë deklaruar se janë në dijeni por se lënda është në procedurë.
Këto produkte farmaceutike janë me origjinë të ndryshme, disa prej të cilave janë të pajisura me banderola të Serbisë.