Ekipet e Doganës në Prizren kanë ndërmarr një operacion kontrolli ndaj disa subjekteve me veprimtari farmaceutike. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 3 barnatore dhe zyrat e një biznesi ku ka pasur dyshim për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola.
Gjatë kontrollit në 3 lokacione janë gjetur sasi e konsiderueshme e medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.
Lokacioni 1 537 pako, lokacioni 2 31 pako dhe lokacioni 3 120 pako
Sipas një komunikate nga Dogana e Kosovës në një lokacion (barnatore) është zbuluar një vend i fshehur i modifikuar ku janë mbajtur barnat e kontrabanduara. Ndaj këtyre subjekteve do të iniciohet procedurë penale, ndërsa malli i është nënshtruar ndalimit dhe konfiskimit të përkohshëm, përcjell ksp.
Sasia e përgjithshme e mendikamenteve të kontrabanduara është 688 pako të llojeve të ndryshme.
-
Sekuestrohen barna në një barnatore në Prizren
-
Kapen mbi 350 lloje medikamentesh të kontrabanduara në barnatoret e Prishtinës
-
Kapen barna të kontrabanduara të fshehura pas rafteve në një barnatore në Prizren
-
Gjenden rreth 130 njësi barna pa banderola në Prizren
-
Në një barnatore në Pejë zbulohet një bunker ku mbaheshin barna të kontrabanduara