Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik dhe zyrtarët e doganës, ka realizuar urdhër kontroll në nëntë barnatore në rajonin e Prizrenit, mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, transmeton Koha.net.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 130 njësi barna pa banderola.
Nuk raportohet për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen barna në një barnatore në Prizren
-
Kapen barna të kontrabanduara në Prizren
-
Zbulohet bunkeri brenda një barnatoreje në Ferizaj, gjenden afro 1200 paketime të barnave pa banderola
-
Sekuestrohen barna në vlerë 1,500 euro, u shitën pa banderola
-
Dogana sekuestron 633 paketime barnash të kontrabanduara në Prizren