Në Prevallë të Prizrenit, Policia ka gjetur 25 viça që dyshohet se janë kontrabanduar, derisa ka intervistuar tre persona të dyshuar.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 15:00, ku gjatë patrullimit Policia ka hasur një automjet transportues me targa vendore, vozitësin e të cilit e ka ndaluar.
Dy të dyshuarit e tjerë kanë rrëfyer se viçat janë kontrabanduar duke kaluar kufirin nga Republika e Maqedonisë së Veriut për në Kosovë.
“Me vendim të prokurorit viçat konfiskohen ndërsa tre të dyshuarit lirohen në procedurë rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Ndalohet një automjet në Kamenicë, gjenden 1500 kg speca që dyshohen se u kontrabanduan nga Serbia
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë në Zubin-Potok