Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka konfiskuar 200 euro në një bankë në Gjilan, transmeton Koha.net.
“Më 18 qershor 2018 në bankën ‘Raiffeisen Bank’ në Gjilan ankuesi, arkëtar i kësaj banke, ka raportuar se derisa ishte në detyrë, klienti shqiptar shtetas i Kosovës kishte shkuar për t’i verifikuar një shume të hollave prej 3500 euro, ku dyshohet se kartëmonedha prej 200 euro është e falsifikuar dhe e njëjta është konfiskuar”, thotë PK.
Me vendim të Prokurorit, rasti i referohet NJHR-së në procedura hetimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Një bankë në Gjilan has në 50 euroshe të falsifikuar, e raporton rastin në Polici
-
Identifikohen para të falsifikuara në një bankomat në Prishtinë
-
Policia konfiskon 105 mijë euro në rajonin e Gjilanit, dyshohen si të falsifikuara
-
Në një bankë në Gjakovë deponohen afro 3000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
-
Tri banka raportojnë për deponim të parave të falsifikuara