Sot nga njësitet policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, është kryer një operacion bastisjeje në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, njofton kumtesa nga Policia, transmeton Koha.net.
Ky operacion bastisjeje, në një shtëpi në këtë rrugë ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:
- një pushke automatike AK-47,
- një revole e vjetër,
- 6 granata dore,
- 205 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm si dhe
- disa pajisje shtese te armeve.
Ndaj dy personave të dyshuar është iniciuar rasti për veprën, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Të njëjtit janë intervistuar nga ana e policisë për tu proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastisje në tri lokacione: Gjenden kallashinkov, pistoleta, thika e pasaportë e Serbisë
-
Katër persona ndalohen në Prishtinë pas një konflikti familjar
-
Arsenali i fshehur në veri: 51 raste me armë e municion brenda 6 muajve
-
Pronarja e shtëpisë gjen dy granata dore gjatë pastrimit të bodrumit në Prishtinë
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri