KFOR-i ka hasur në një veturë të braktisur por që kishte mallra të kontrabanduara në të, në fshatin Bubë të Zubin Potokut.
Vetura kishte birra në të, që janë dërguar në terminalin doganor.
“Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura kishte të ngarkuar mall (birra) që dyshohet se janë të kontrabanduara. Vetura e dyshuar së bashku me mallin është dërguar në terminalin doganor”, njoftoi Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë në Zubin-Potok
-
Konfiskohen mallra që u gjendën në tre furgonë në kushte të palejueshme higjienike
-
Policia e KFOR-i ndalin shtatë mjete me mallra në rrugë ilegale në Leposaviq
-
Vidhet një veturë me targa të Serbisë në Zubin-Potok
-
Hyjnë dele dhe pije ilegalisht nga Serbia në Kosovë, Policia arreston një person