Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim për katër të arrestuarit për fajde në Ferizaj

paraburgim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër të dyshuarve për fajde të arrestuar të mërkurën në Ferizaj nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Të pandehurit B.M., A.H., B.K dhe A.M., dyshohen se kanë kryer veprat “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura.