Katër persona me inicialet A.A., S.A., E.G. dhe A. G. janë arrestuar të enjten në Prishtinë nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprat penale “fajde” dhe “organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm”.
Të dyshuarit në këtë rast, sipas njoftimit të Policisë, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm.
Gjatë operacionit policor u kontrolluan tri lokacione në kryeqytet dhe u konfiskuan shuma të konsiderueshme të parave kesh, pesë automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
-
Arrestohen 34 të dyshuar për veprimtari të paligjshme, 29 dërgohen në mbajtje
-
Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz
-
Operacion i gjerë kundër bixhozit në Prishtinë, 34 të arrestuar, mbyllen 15 lokale
-
Policia e Prishtinës mbylli 22 lokale dhe ndaloi 19 persona për bixhoz të paligjshëm për mbi një muaj
-
10 të arrestuar në Gjakovë për organizim të bixhozit të paligjshëm