Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Caktohet masa e sigurisë ndaj katër të dyshuarve për fajde në Ferizaj

paraburgim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre të dyshuar për fajde, ndërkaq një të dyshuari tjetër i është caktuar arrest shtëpiak për një muaj.

Në një njoftim për media thuhet se gjykata në këtë rast ka dyshim të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartpërmendur.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të pandehurve J.K., M.K., M.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masë e paraburgimit prej një muaji për secilin, ndërsa të pandehurit K.I., i caktohet masë e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje një muaj”, thuhet në njoftim.