Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve që kontrabanduan me drurë

Paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar t’u caktohet masa e paraburgimit të dyshuarve M.A. dhe N.K., që i pari dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare e tjetri kontrabandim me mallra.

M.A., në cilësinë e rojës së pyllit, ka legalizuar joligjshëm rreth 12 kubikë drurë të llojit pishë, përkundër faktit që drurët ishin kontrabanduar nga Serbia. Ai ia ka mundësuar të dyshuarit N.K., që të përfitojë nga kjo sasi duke dëmtuar kryer veprën kontrabandim me mallra.

Ndaj tyre është propozuar të caktohet masa e paraburgimit prej 48 orëve.