Kronikë

Arrestohen dy persona, njëri për keqpërdorim të detyrës e tjetri për kontrabandim me mallra

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandim me mallra. M.A., i lindur në vitin 1970, me pozitë roje i pyjeve, në cilësinë e zyrtarit të Ekonomisë së Pyjeve në Kamenicë, ka legalizuar drunjtë për të cilët dyshohet se ka pasur njohuri se janë kontrabanduar.

“Më këto veprime i dyshuari M.A. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Tutje, i dyshuari tjetër N.K., i lindur në 1963-n, ka kontrabanduar një masë të konsiderueshme drunore dhe më pas në bashkëveprim me rojin e pyjeve, ka dashur të legalizojë masën drunore, që pastaj të transportohen.

“Më këto veprime i dyshuari N.K. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Kontrabandim i mallrave”. Në konsultim me prokurorin e lëndës, masa drunore është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit e lartshënuar, janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje.