Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar t’i shqiptohet masa e paraburgimit D.I. pasi dyshohet se ka kryer një vrasje të rëndë.
Sipas prokurorisë, D.I., nga Novobërda, ka goditur me thikë të ndjerin 12 herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
“Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të sipërshënuar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Koha ka raportuar lidhur me këtë rast gjatë së dielës, ku vepra fillimisht ishte cilësuar si vetëvrasje ndërsa më pas si vrasje e rëndë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që kreu “vrasje të rëndë”
-
Prokurori e cilëson si vrasje të rëndë vdekjen në Novobërdë
-
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e vrasjes në Zlipotok të Dragashit
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e nënës në Dragash