Një person është arrestuar e pastaj është dërguar në psikiatri pasi që dyshohet se ka kanosur vëllain e tij me vrasje dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij.
Rasti ka ndodhur në Gjilan më 10 shkurt, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar të martën.
Policia është duke e hetuar këtë rast në drejtim të veprave penale dhunë në familje dhe kanosje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllain e tij”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit ishte ndaluar për 48 orë, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore thuhet se është dërguar në repartin e psikiatrisë në mbikëqyrje të policisë.
Rasti është duke u hetuar.