Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kanosi vëllain me thikë, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Thike

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje në Lipjan, Sipas raportit të Policisë ai dyshohet se ka kanosur me thikë vëllain e tij me thikë.

Rasti thuhet se ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje dhe po trajtohet si dhunë në familje e armëmbajtje pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur vëllain e tij me thikë e cila i është sekuestruar, pastaj i dyshuari ka deklaruar se posedon një armë. Njësitë relevante policore kanë kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole jo funksionale me një karikator dhe një fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit thuhet se është dërguar në mbajtje.