Një burrë në Prishtinë është arrestuar pasi që ka therur me thikë vëllain e tij.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të së martës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me një mjetë të mprehtë-thikë ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima thuhet se është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës.
Në vendin e ngjarjes sipas Policisë është sekuestruar një thikë, ndërkohë që me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari
-
Therje me thikë në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
E sulmoi me thikë, e dyshuara dërgohet në psikiatri pastaj në mbajtje