Policia e Kosovës njoftoi se një person i dyshuar ia ka marrë telefonin dhe e ka kërcënuar një gazetar serb në Zubin-Potok, që po bënte fotografi në liqenin e Ujmanit.
Sipas njoftimit, kanosjen e ka kryer shtetasi serb, ndërsa pranë vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer.
Pas intervistimit, i dyshuar me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur. Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
-
Inspektorati Policor nis hetime pas akuzave për rrahje të një serbi në Zubin-Potok
-
Sulmohet një polic në Zubin-Potok, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një 64-vjeçar për sulm fizik në Zubin-Potok
-
Në Lipjan arrestohet një person pasi kanosi policinë përmes telefonit
-
Kërcënohet një polic në Lipjan