Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të rinjve në Tiranë u gjendet 45 kg kanabis

45 kg kanabis janë sekuestruar nga policia e Tiranës, dhe janë arrestuar katër persona.

Të arrestuari janë E. V., 23 vjeç, K. D., 19 vjeç, M. L., 25 vjeç dhe K. A. 22 vjeç.

Në zonën e Shëngjergjit, në automjetin tip "Opel", me të cilin po udhëtonin të arrestuarit, janë gjetur disa mbetje lënde të dyshuar narkotike, përcjell ksp.

Gjithashtu nga hetimet e kryera dhe kontrolli i territorit, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale droga e paketuar në 12 thasë.