Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen 102 kg kanabis sativa në Tiranë

Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 102 kg kanabis sativa, dhe ka vënë në pranga 4 persona.

Në sajë të operacionit “Befasia” është vënë në pranga Arjan Mustafaj, 43 vjeç, Shpëtim Sinaj, 40 vjeç, Erjon Zenelaj, 33 vjeç, të tre nga Mallakastra dhe Niko Dula, 41 vjeç nga Tepelena, transmeton tch.

Të katër personat shisnin kanabis, kryesisht në periferi të Tiranës, më saktësisht në aksin rrugorë Pezë-Ndroq. Nga kontrolli në automjetet e tyre, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thasë të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjerë ngjyrë të bardhë.