Kronikë

Katër të lënduar në një aksident në Han të Elezit

Foto: Koha / ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Han të Elezit.

Sipas njoftimit për media, aksidenti ka ndodhur të enjten mes dy veturave.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit meshkuj/K dhe dy pasagjerë po ashtu meshkuj/K.

Tre nga të lënduarit janë dërguar për tretman në emergjencën e Ferizajt, ndërsa njëri në QKUK.