Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në një aksident trafiku në Mazgit

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së martës në kyçje të autostradës në Mazgit.

Policia ka njoftuar se njëri prej të lënduarve, dyshohet se ka pësuar lëndime më të rënda trupore.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Të përfshira në këtë aksident ishin dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore për të kryer hetimet e nevojshme lidhur me shkaqet e aksidentit.

Policia ka apeluar për kujdes gjatë pjesëmarrjes në trafik, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.