Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në një aksident në Mazgit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

mjet shperthyes

ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së enjtes në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej tyre veturë zyrtare.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare. Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë ai.

Borovci ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​