17:00 - Policia e Kosovës për Koha.net ka konfirmuar se katër persona kanë pësuar lëndime me këtë rast.
“Rreth orës 15:00 ka ndodhë aksidenti mes dy automjeteve. Në këtë aksident katër persona janë lënduar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për Koha.net.
Aksident me të lënduar te Fakulteti Teknik në Prishtinë
Një aksident mes dy veturave që ka lënë të lënduar disa persona ka ndodhur para pak minutave tek udhëkryqi afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Policia, sipas dëshmitarëve është në vendin e ngjarjes, raporton KP.
Edhe
Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë
Sipas dëshmitarëve ka të lënduar të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
{gallery}