Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë

Klinika Emergjente në QKUK

Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të shtunën pasdite në Prishtinë.

Të lënduarit – tri gra dhe një burrë – janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Xheladin Rekaliu” në kryeqytet.

Rasti është duke u hetuar.