Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në aksidentin në Lupç të Podujevës

Katër persona kanë mbetur me lëndime trupore nga aksidenti i mesditës së sotme në fshatin Lupç të Podujevës.

Sipas Policisë, personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.