Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHË-n se aksidenti ka ndodhur në ora 17:00.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit. Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri te ky aksident.
Artikuj të ngjashëm