Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të hënën në Sllatinë.
Zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo ka njoftuar se të përfshira në këtë aksident të ndodhur rreth orës 13:30, ishin dy vetura.
“Sot rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë (Sllatinë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë ajo.
Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin.
Artikuj të ngjashëm