Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në aksidentin mes veturës dhe kamionçinës në Sllatinë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ndodhi gjatë pasdites të së enjtes në Sllatinë.

Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet se u shkaktua pasi një veturë e goditi kamionçinën, e cila më pas doli nga rruga dhe u rrokullis, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Dyshohet se një automjet si pasojë e mosmbajtjes së distancës e ka goditur një kamionetë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore”, ka thënë ai.